Akull e ngrica në rrugë, apeli i ARRSH-së: Kini kujdes! Reduktoni shpejtësinë

Aktualitet
Akull e ngrica në rrugë, apeli i ARRSH-së: Kini kujdes! Reduktoni

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dal me një njoftim ku bën apel që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të ngricave dhe prezencës së akullit në disa akse.

 Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

 

ME TE LEXUARAT