Acari “paralizon” Dibrën/ Temperaturat shkojnë -13 gradë, ngrijnë tubacionet e ujit të pijshëm

Aktualitet
Acari “paralizon” Dibrën/ Temperaturat shkojnë -13

Qarku i Dibrës vijon të jetë i mbërthyer nga acari i ditëve të fundit. Mbrëmjen e së dielës termometri ka zbritur deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë e rrjetet e ujit të pijshëm.

Shumë fshatra janë të izoluar për shkak të akullit në rrugë. Mësohet se banorët e fshatrave Tërnovë e Madhe dhe Tërnova e Vogël, Njësia Trebisht dhe Ostren, Martanesh, nuk kanë komunikim me Bulqizën apo Peshkopinë.

Rruga Qaf Bualli – Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit. Në shumë fshatra tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke lënë pa furnizim me uji mijëra banorë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Njësitë Administrative të Dibrës si Lura, Selishta, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Reç etj. Banorët apelojnë prej ditësh për ndërhyrje në hapjen e rrugëve të fshatrave, pasi janë drejt izolimit të plotë.

ME TE LEXUARAT