Spiropali flet prapë për Skënderbeun: I paharruar, dhe i pavdekshëm

Politikë
Spiropali flet prapë për Skënderbeun: I paharruar, dhe i

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ka kujtuar 553 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ajo është shprehur se njeriu nuk vdes kur i ndalet zemra apo fryma, njeriu vdes kur harrohet dhe se Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm.

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 553 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar përvjetorin e vdekjes së heroit duke publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, me të cilën ka përshëndetur qytetarët duke iu uruar atyre një ditë të mbarë.

Memoriali është varri më madhështor i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në Lezhë, aty ku ai kishte themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës.

ME TE LEXUARAT