Piktori i njohur shtrohet në spital me COVID, vajza apel Ramës e Manastirliut

Aktualitet
Piktori i njohur shtrohet në spital me COVID, vajza apel Ramës e

Piktori i njohur Mustafa Arapi është prekur nga COVID-19 dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Vajza e tij Dorina Arapi e publikoi lajmin me një status në rrjetet sociale. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që t’i japin vëmendjen e duhur të atit, që siç e quan ajo është personalitet i kulturës shqiptare. Ajo shton se i ati është një vlerë për shtetin dhe kulturën.

“Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit.

Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera.

Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare. Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen! Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT