Përplasen makinat në Lezhë-Shëngjin, dy të plagosur

Aktualitet
Përplasen makinat në Lezhë-Shëngjin, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor që lidh Lezhën me Shëngjinin.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Lapidari”.

Aksidenti ndodhi në afërsi të hyrjes së Shëngjinit ku për pasojë, dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, për të zbardhur këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT