“Ngrijnë” juglindja dhe veriu/ Termometri shënon -12 gradë, prezencë akulli në disa rrugë

Aktualitet
“Ngrijnë” juglindja dhe veriu/ Termometri shënon -12

I ftohti i acartë dhe ngricat kanë përfshirë të gjithë vendin. Në Korçë termometri ka shënuar minus 12 gradë Celcius.

Megjithatë, pavarësisht prezencës së akullit, akset rrugore kombëtare në juglindje janë të kalueshme pa probleme.

Vetëm në segmentin Boboshticë-Dardhë kalimi bëhet me zinxhirë.

Ngricat kanë pushtuar edhe Qarkun e Dibrës. Qytetarët e Peshkopisë po përballen me temperatura shumë të ulëta në dy ditët e fundit.

Rrugët e qytetit janë të ngrira duke sjellë vështirësi për kalimtarët.

Situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës, ku prej ditësh banorët janë pa ujë të pijshëm.

Po ashtu rrugët rurale janë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të akullit.

ME TE LEXUARAT