Kryemadhi me të rinjtë që votojnë për herë të parë: Shqipëria e shqiptarëve, jo e politikanëve!

Politikë
Kryemadhi me të rinjtë që votojnë për herë të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryemadhi tha se po nxitet largimi i të rinjve nga vendi.

Sipas saj, mungesa e shpresës është arsye që të rinjtë po largohen jashtë vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT