Kavaja me ujësjellës të ri, Veliaj: PS e vetmja forcë që i qëndron punëve deri në fund

Aktualitet
Kavaja me ujësjellës të ri, Veliaj: PS e vetmja forcë

Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm, falë ujësjellësit të ri.

Gjatë inspektimit të punimeve, drejtuesi politik i PS-së për qarkun Tiranës, Erion Verliaj, i shoqëruar nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Etien Xhafaj dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për qytetin dhe banorët e Kavajës.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Kavajën, siç ishte dita kur zgjeruam Bovillën dhe sollëm linjën e re të ujësjellësit, që furnizonte direkt disa lagje të Tiranës. Falë mbështetjes që qeveria e Edi Ramës na ka dhënë në Tiranë, Redit në Kavajë, dhe bashkive të tjera, sot mund të bëjmë vepra që nuk janë bërë në 50-60 vitet e fundit, por ndërkohë në terren realiteti ka ndryshuar”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, PS-ja është e vetmja forcë që, pavarësisht baltës së opozitës, i qëndron deri në fund premtimeve. “Edhe pse sot është ftohtë, kantieri vlon nga puna. Besoj do të jetë vera e parë kur Kavaja, jo vetëm do të furnizohet me 24 orë ujë, por të njëjtin furnizim do të marrë edhe zona e plazhit. Do të jetë hera e parë kur turistët nuk do të përballen me me problemin e ujit. Nëse bëjmë një bilanc se cila është forca që i qëndron punëve deri në fund, që ka durimin të dëgjojë edhe baltën, edhe sulmet, për t’i qëndruar planit dhe premtimeve, ajo është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”, nënvizoi Veliaj.

ME TE LEXUARAT