Kaos me trafikun në Tiranë, hyrje-daljet e kryeqytetit të bllokuara

Aktualitet
Kaos me trafikun në Tiranë, hyrje-daljet e kryeqytetit të

Lëvizja me automjet në Tiranë po behet gjithnje mision i pamundur. Rrugë të bllokuara nga mjetet dhe qytetarë që presin me orë për të shkuar në punë, kjo është pamja e përditshme e kryeqytetit.

Edhe në fundjavë, Tirana duket se është paralizuar nga radhët e gjata të automjeteve. Ndërsa pritej që të paktën gjatë ditës së shtunë dhe të diel të ketë një reduktim të trafikut, asgjë nuk ka ndryshuar.

Në këto kushtet e pandemisë, edhe autoambulancat e kanë të pamundur të lëvizin pasi bllokohen në këto rrugë.

Në akset kombëtarë është punuar gjatë viteve të fundit, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me nyjet rrugore në hyrje dhe dalje të Tiranës.

Situatë e rënduar paraqitet në kthesën e Kamzës dhe tek ish-Sheshi Shqiponja, e cila është pikërisht pika që lidh Tiranën me veriun dhe jugun e vendit.

Por gjatë ditëve të javës, trafiku është i rënduar edhe rrugët e brendshme të qytetit. Kjo situatë kaotike nis që në orët e para të mëngjesit dhe zgjat deri në orët e vona të mbrëmjes.

Mbërritja në destinacion mund të marre deri në dy orë. Edhe pse policia rrugore ka shtuar patrullimet nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të trafikut./vizionplus

ME TE LEXUARAT