Greqia mesazh lufte Turqisë, pas avionëve vendos të blejë fregata për forcën detare

Bota
Greqia mesazh lufte Turqisë, pas avionëve vendos të blejë

Greqia ka deklaruar se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse do të jetë objektiv për vitin 2021. Pas vendimit për blerjen e 18 avionëve luftarakë francezë “Rafale”, fondi më i madh i armatimit të vendit, që nga viti 2009, Athina nuk ndalet.

Qeveria e Greqise tashmë ka vendosur të forcojë flotën detare me fregata të reja. Në diskutim edhte nje marrëveshje me SHBA-në ose Francën për blerjen e anijeve luftuese të reja.

Vendimi per rritjen e shpenzimeve te mbrojtjes, dhe armatosjen e ushtrise, vjen nga Greqiasi një sinjal për Turqinë, me të cilën Athina muajt e fundit të vitit të kaluar ka pasur tensione madje replika deri ne prag lufte për shkak të kufirit detar.

Palët kane rene dakord të ulen në Ankara në datë 25 janar për të negociuar, por duket se krahas perpjekjeve diplomatike, Athina po vijon paralelisht edhe me forcimin e ushtrise.

ME TE LEXUARAT