E rëndë në Fier, polici përleshet me tre autorët, shmanget grabitja

Aktualitet
E rëndë në Fier, polici përleshet me tre autorët,

Persona ende te pa identifikuar tentuan te grabisin një dyqan celularësh në Fier. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT