Basha për Ramën: Gënjeu shqiptarët, rriti çmimin e energjisë, duhet të largohet

Politikë
Basha për Ramën: Gënjeu shqiptarët, rriti çmimin e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu demokrat shkruan se Rama gënjen pasi sipas tij ai e ka rritur çmimin e energjisë, ndonëse ka premtuar ulje. Për këtë, sipas tij, Rama duhet të largohet nga pushteti.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu - ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT