"Babai ishte aq i lumtur atë natë...", flet djali që humbi 4 anëtarë të familjes në Shqipëri

Aktualitet

E entja rezultoi tragjike për familjen nga Kosova, pasi 4 anëtarë të saj u shuan në një aksident në Rrugën e Kombit në Shqipëri.

Katër anëtarët e familjes Avdijaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën në vend nga përplasja fatale. Nga aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, Anjeza Avdiaj, Klejdi Koçi (djali i Anjezës nga martesa e parë) dhe Medina Avdiaj.

Djali i madh i Blerimit, Mirsadi që ndodhet në Zvicër ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi familjen. “Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Ende nuk mund të mendoj qartë. Babai im ishte shoku im më i mire.

Unë i kam dashur aq shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im” thotë Mirsad Avdiaj për mediat zvicerane.

Ai vijon më tej duke treguar se të dielën e kaluar e çoi familjen në aeroport. “Babai donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur”.

Fëmija tjetër i familjes, Violeta po lufton për jetën në spital në Tiranë. “Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të Premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet” thotë vëllai.

Të ndjerët do të varrosen në Prishtinë sot. “Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë” thotë Mirsad Avdijaj.

Miqtë e Blerim Avdijajt ende nuk mund ta besojnë lajmin e trishtuar. “Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur.

Ne gjithmonë bënim “Barbecue” së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë vdekur” thanë disa nga miqtë e familjes shqiptare.

ME TE LEXUARAT