Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit, flet djali i madh i familjes Avdiaj: Ndihem si në film horror

Aktualitet
Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit, flet djali i madh i familjes

Mirsad Avdijaj djali i madh i familjes Avdiaj që u shua në aksidentin tragjik të ndodhur 2 ditë më parë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, shprehet i tronditur nga ngjarja.

26 vjeçari teksa ka rrëfyer për detajet e aksidentit tragjik ka thënë se ndihet sikur është në një film të keq horror.

“Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Babai im ishte shoku im më i mirë. Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, tha ai për gazetën zvicerane “Blick”.

Të dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport.

“Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur që e pa përsëri. Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk mund të mendoj qartë. Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”,thotë 26-vjeçari.

ME TE LEXUARAT