Aksidenti në Tiranë, e mitura përplaset nga makina në derë të shtëpisë! Shoferi arratiset

Aktualitet
Aksidenti në Tiranë, e mitura përplaset nga makina në

Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më vonë.

“Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, ska trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike”, tha një banor.

“Janë me qera, vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qera me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë.

Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, ska ndaluar, ka ikur por është kapur”, tha fqinja tjetër.

ME TE LEXUARAT