Zbardhet misteri i rrëmbimit të vajzës në Tiranë, sherri në çift ngriti në këmbë policinë

Aktualitet
Zbardhet misteri i rrëmbimit të vajzës në Tiranë,

Në hyrjet dhe daljet e Tiranës, por edhe në kryqëzime, një ditë më parë u vendosën një sërë postblloqesh policie të armatosur.

Shkak ishte një telefonatë nga një qytetar i cili raportoi në polici se një pengmarrje kishte ndodhur këtu në institute.

Uniformat blu u ngritën në këmbë, por pas verifikimeve, ngjarja që u duk si pengmarrje, rezultoi të ishte një sherr mes një çifti të rinjsh nga Kamza.

Djali e mori forcërisht vajzën pas debatit dhe e hipi në makinë. Më pas u larguan menjëherë.

Pak orë më pas, policia arriti të lokalizonte çiftin e të rinjve, dhe pas këqyrjes së celularëve të tyre, rezultoi se ata ishin në një lidhje prej 4 vitesh, dhe se debati kishte lindur në një moment gjaknxehtësie.

ME TE LEXUARAT