Vrasja e Azem Hajdarit/ Shtyhet seanca, gjykata nuk gjen dëshmitarin kyç

Aktualitet
Vrasja e Azem Hajdarit/ Shtyhet seanca, gjykata nuk gjen dëshmitarin

Është shtyrë sërish në gjykatën e Tiranës seanca ndaj Izet Haxhisë, i akuzuar në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Shkak për këtë, mësohet se është bërë thirrja e një prej dëshmitarëve kyç të kësaj çështjeje. Gjykata është shprehur se nuk është arritur të gjendet adresa e saktë e dëshmitarit Zenel Neza në Belgjikë, aty ku edhe ai jeton prej shumë vitesh pasi ndodhi ngjarja. Seanca e radhës u la më 29 janar, pasi në Gjykatë nuk u paraqit as avokati që mbron të pandehurin, Idajet Beqiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këto kushte, Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për Haxhinë deri në datën 29 janar 2021. Kujtojmë se pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Gjykatën e Tiranës.

ME TE LEXUARAT