"Voto Edi Ramën", posterat mbushin Vlorën 3 muaj para zgjedhjeve
Lajmifundit
/
16 Janar 2021, 19:53
Aktualitet

Na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, por në Vlorë ndërsa ende jemi larg caktimit të një datë për nisjen e fushatës Elektorale, janë vendosur postera me foton e kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihet ende se kush po nxit qytetarët në Vlorë që t'ia japin votën e tyre kryeministrit Edi Rama.
Në fotot e siguruara mund të shihen tabela të vendosur përgjatë Lungo mares në të cilat shkruhet "Voto: Edi Rama".
Në disa prej tabelave është vendosur portreti i Ramës, ndërsa në disa të tjera projektet e realizuara nga qeveria në këtë qytet.
“Posterat” janë vendosur përballë një lokali.