U kapën me drogë në vlerën 400 mijë paund/ Zbulohen emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar në Londër

4 shqiptarë janë arrestuar nga policia e Londrës, pasi ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Atyre iu sekuestrua 340 mijë paund cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.
Mësohet se në praga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë £ cash si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gjetën 100 mijë £.
Po ashtu në pranga përfundoi edhe Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë £ cash.