Spiropali i përgjigjet opozitës: Deklaratat se në spitale nuk ka ujë janë legjenda
Lajmifundit
/
16 Janar 2021, 08:15
Politikë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali gjatë një interviste televizive ka folur mbrëmë rreth akuzave të opozitës se në spitale nuk ka ujë.
Spiropali hodhi poshtë këto akuza e shkoi deri më tej, duke i quajtur legjenda.
Ajo u shpreh se në Shqipëri të gjithë përfitojnë shërbimin shëndetësor falas pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar. Spiropali shtoi se gjatë qeverisjes së PS, me goditjen e monopoleve çmimet e ilaçeve kanë rënë.