Serbia lë pas vendet e rajonit/ Vuçiç pret në aeroport avionin me 1 milionë doza vaksina

Kosovë&Rajon
Serbia lë pas vendet e rajonit/ Vuçiç pret në aeroport

Një avion me 1 milion doza të vaksinës Sinopharm Covid-19, arriti të shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e parë në rajon që merr vaksinën kineze për programin e vaksinimit masiv. Presidenti Aleksandër Vuçiç, u shoqërua nga ambasadori i Pekinit në aeroportin e Beogradit, ndërsa kontejnerët që mbanin vaksinat u shkarkuan nga avioni Air Serbia.

“Unë do të doja të falenderoja Presidentin Xi Jinping dhe udhëheqjen kineze që na dërguan miliona doza të vaksinës, “ tha Vuçiç për gazetarët.

Ai tha se rregullatori mjekësor i Serbisë pritet të miratojë vaksinën Sinopharm në ditët e ardhshme, duke lejuar që vaksinimet me doza të fillojnë brenda një jave.

ME TE LEXUARAT