Rastet e reja me Covid-19, Kina ndërton spitalin me 1500 dhoma për 5 ditë

Bota
Rastet e reja me Covid-19, Kina ndërton spitalin me 1500 dhoma për 5

I kanë mjaftuar vetëm 5 ditë Kinës për të ndërtuar spitalin e ri me 1500 dhoma për pacientët e infektuar me koronavirus.

Spitali u ndërtua në jug të Pekinit dhe është një nga 6 spitalet e rinj që do të ndërtohen me një total prej 6500 dhomash që po ndërtohen në provincën Hebei.

Të gjithë spitalet pritet të përfundojnë në javën e ardhshme, ndërsa rastet e infektimeve të reja kanë filluar të rriten sërish në Kinë.

Një program i ngjashëm i ndërtimit të shpejtë të spitalit u nis nga Partia Komuniste në pushtet në fillim të shpërthimit të koronavirusit vitin e kaluar për të ngritur spitale izoluese në Ëuhan, qyteti qendror ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.

ME TE LEXUARAT