Në Indi harrohet Covid-19, miliona besimtarë lahen në lumin e 'shenjtë'

Bota
Në Indi harrohet Covid-19, miliona besimtarë lahen në lumin e

Tubimi më i madh fetar mbi faqen e tokës ka nisur të martën, me dhjetëra e miliona pelegrinë hindu të mbledhur në Indi për t’u zhytur në ujërat e shenjtë, për atë që njihet si “Kumbh mela”.

Organizatorët presin që festivali i jashtëzakonshëm shpirtëror në Allahabad të tërheqë më shumë se 100 milionë të devotshëm gjatë 48 orëve të ardhshme, me një “det” pelegrinësh të vendosur me çadra anash lumenjve.

Qyteti i lashtë në shtetin verior Uttar Pradesh është ngritur përgjatë brigjeve të lumenjve mitikë Ganges, Yamuna dhe Sarasvati.

Rrjedha e përbashkët e të 3 lumenjve, e njohur si “Sangam”, konsiderohet veçanërisht e shenjtë dhe hindutë besojnë se larja në ato ujëra gjatë “Kumbh mela”-s ndihmon në pastrimin e mëkateve dhe sjell shpëtimin.

Brigjet e lumit janë shndërruar ndërkohë në një vend të zhurmshëm dhe plot me ngjyra. Njerëz që konsiderohen të shenjtë bekojnë pelegrinët, që kanë udhëtuar nga çdo cep i Indisë për zhytjen shpirtërore.

Sipas tyre, të gjithë zotat zbresin në këtë vend të shenjtë në këtë periudhë. Tubimi i fundit i madh në Allahabad, në vitin 2013, mblodhi 120 milionë njerëz, me mbi 30 milionë që u zhytën në ujërat e shenjta në një ditë të vetme.

ME TE LEXUARAT