"Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan", plas sherri në Tiranë, fqinjët rrihen me njëri-tjetrin

Aktualitet
"Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan", plas sherri në

Rastet kur banues të një pallati përleshen për shkaqe të ndryshëm janë të shumta, teksa një sherr mes fqinjëve është regjistruar ditëve të fundit në Tiranë.

Zënka ka nisur për shkak të hedhjes së qeses me plehra jashtë kazanit. Sipas Gazetës Si, nëna dhe vajza kanë hedhur plehrat jashtë koshit dhe për këtë ka nisur edhe sherri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kallëzuesja me inicialet Sh.B:

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës:

“Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan. Vajza nuk reagoi, por vazhdoi rrugën. Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim.

I la plehrat jashtë kazanit. Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe me kapi për fyti dhe m goditi.

ME TE LEXUARAT