Marrëveshja për vaksinën anti-Covid do të miratohet në fshehtësi nga Kuvendi

Aktualitet
Marrëveshja për vaksinën anti-Covid do të miratohet në

Qeveria shqiptare ka dërguar në Kuvend aktin normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer Export BV, për blerjen e një sasie të vaksinë.

Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja duhet të mbahet e fshehtë, çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, etj. Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen.

Asgjë nuk është publikuar në faqen Kuvendit siç ndodh me marrëveshjet e zakonshme. Marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare. Mbledhjet do të zhvillohen online, por nuk do të bëhen publike. Deputetët do të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes, po nuk do të kenë të kopje të saj.

Pas miratimit në Parlament, marrëveshja do të shkojë për konfirmim në Presidencë, dhe Meta ka detyrimin gjithashtu të mos ta publikojë. Marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.

ME TE LEXUARAT