Inter në krizë ekonomike, nuk paguan dot transferimet

Sport
Inter në krizë ekonomike, nuk paguan dot transferimet

Interi nuk po përjeton një moment të mirë ekonomik për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Dhe një ndër arsyet e mos ndërhyrjes në merkato është ky shembulli për klubin zikaltër.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi zikaltër nuk ka paguar ende pjesën e parë të këstit së blerjes së Ashraf Hakimit tek Reali i Madridit, e cila shkon në shifrën e 13 milionë eurove, transmeton Panorama.

Hakimi i transferua tek Interi për një shifër prej 40 milionë eurosh, dhe madrilenët i kuptojnë zikaltërit për problemin e tyre dhe nuk do të kenë probleme për momentin me Zhang Jindong dhe ortakët e bosit të “Suning”.

ME TE LEXUARAT