E vërteta e "shtatzënisë" së Dafina Zeqirit/ Detaji që çmendi fansat e këngëtares

Soft
E vërteta e "shtatzënisë" së Dafina Zeqirit/

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë sërish bashkë. E sikur të mos mjaftonte kjo, çifti publikon edhe foto nga momentet e tyre bashkë.

Në një postim të fundit në Instagram, Dafi dhe Geek shfaqen në një vend me bore dhe janë siguruar të bëjnë foto sa më romantike të mundshme, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Mirëpo në orët e fundit qarkulluan lajme sikur Dafina është shtatzënë. E gjitha kjo nisi pas një komenti në një video të Dafit dhe Dj Geek në Tik Tok.

“Djgeek (we are waiting a baby) you know what i mean (ne po presim një fëmijë , ti e di se ku e kam fjalën)”.

Ky koment ka ngjallur shumë diskutime nëse Dafina është shtatzënë, por në fakt është thjesht një dëshirë e një prej fansave të shumtë që ka këngëtarja e njohur.

Ata që përhapën lajmin, menduan se personi që ka shkruar “ne po presim një fëmijë” është Dafina, por në fakt është një fanse e Dafinës, emrin e vërtetë të së cilës nuk e dimë.

Pra, Dafina nuk është shtatzënë dhe ky ishte një alarm fals.

ME TE LEXUARAT