Dua Lipa flet e emocionuar për gjyshin e saj: Serbët i kërkuan të ndryshojë historinë, ai nuk pranoi dhe humbi…

Soft
Dua Lipa flet e emocionuar për gjyshin e saj: Serbët i kërkuan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar një fakt shumë interesant në lidhje me familjen e saj,

Gjatë një interviste për “Rolling Stone” këngëtarja ka bërë një rrëfim plot krenari për origjinën, duke përmendur një fragment nga jeta e gjyshit të saj dhe rolin e tij për historinë e vyer shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa përmendi momentet e tmerrshme që kaluan për shkak të serbëve, Dua rikujtoi se asokohe gjyshi i saj historian po shkruante për çfarë po ndodhte gjatë luftës.

Seit Lipës, i cili ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, iu kërkua nga serbët të ndryshojë historinë dhe ta falsifikojë siç e kërkonin ata, mirëpo, ai nuk pranoi, ndaj humbi edhe vendin e punës.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone.

 

 

ME TE LEXUARAT