Ambasada franceze note protestë MPJ, Basha: E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me letrën e dërguar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga ana e ambasadës francëze për çështjen e vaksinave të koronavirusit.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se është e turpshme që kryeministri Edi Rama sulmon veten e BE “për dështimet e tij.”
POSTIMI
“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.
Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.
Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike.
Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij.
Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin.
25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”