Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit, policia qëllon një burrë të armatosur

Bota
Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit, policia qëllon

Policia gjermane ka qëlluar një person të armatosur në aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit pas denoncimit se dikish kishte një bombë me vete.

Një foto, ku duhet një burrë i shtrirë në tokë dhe një polic me armë në dorë, është publikuar nga mediat e huaja por nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër.

Aeroporti i Frankfurtit shkroi në Twitter: Për shkak të një operacioni policor, terminali 1 dhe stacioni i trenit janë të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit.

Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë. Si rezultat, mund të ketë vonesa, prandaj kontrolloni statusin e fluturimit paraprakisht në faqen e internetit të linjës ajrore.

Do t’ju mbajmë të informuar sa më shpejt.

ME TE LEXUARAT