Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamzë, makina përfundon në kanal

Aktualitet
Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamzë, makina përfundon

Një furgon dhe një autoveturë janë përplasur mbrëmjen e së shtunës në aksin Fushë Krujë-Kamzë, pranë fshatit Tapizë.

Policia e Krujës ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur vetëm dëme materiale në dy automjetet e përfshira.

Pas përplasjes së fortë njëra nga veturat ka përfunduar në kanal.

ME TE LEXUARAT