"Vrau Vajdin Lamen e Klodian Saliun", ekstradohet Taullai, anëtari i “Bandës së Durrësit”

Aktualitet
"Vrau Vajdin Lamen e Klodian Saliun", ekstradohet Taullai,

Ekstradohet nga Kosova, Indrit Taullau, i akuzuar nga SPAK si I përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame në 2005 si dhe vrasjen e Klodian Saliut.

Taullau një personazh I njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptarë, pasi vuajti disa vite burg për disa vepra penale në Durrës, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Interpol Tirana.

Ai ishte pragosur në Prizren pak kohë më parë për tu ekstraduar tashmë drejt Shqiperisë.

46 vjecari do të gjykohet për disa vepra të rënda penale si Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit kriminal, vrasje në rrethana të tjera specifike të dy ose më shumë personave, grup i strukturuar kriminal, etj

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Vajdin Lame, zv president i federates se mundjes dhe biznesmen i fuqishëm në atë kohë u ekzekutua në shkurt 2005.

Vrasja e tij tronditi Tiranën sidomos për mënyrën sesi u krye. Atij iu vendos bombe me telekomandë në ashensorin e pallatit ku banonte.

Indrit Taullau, bashke me Lulzim Berishen, Plaurent Dervishajn, Adriatik Colin, ishin te paret qe u perfshine ne 1998 ne ate qe do te quhej “Banda e Durrësit” .

Taullai akuzohet edhe per vrasjen e Klodian Saliut, nje ish anetar i bandes se Durresit qe akuzohet se gjate aktivitetit kriminal krijoi nje klan me vete kundershtar me Lulzim Berishen.

ME TE LEXUARAT