23 të moshuar vdesin pas vaksinimit anti-Covid, OBSH nis hetimet

Bota
23 të moshuar vdesin pas vaksinimit anti-Covid, OBSH nis hetimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit.

OBSH është në kontakt me autoritetet norvegjeze dhe po përpiqet të marrë më shumë informacion mbi vdekjet e 23 të moshuarve në vend, tha zëdhënësi zyrtar për TASS, Tariq Jazarevic.

Ai ka sqaruar se Komiteti Këshillimor i OBSH-së për Sigurinë e Vaksinave po merret gjithashtu me këtë çështje dhe do të informojë publikun sa më shpejt, tha Jazarevic.

Zyrtari i OBSH gjithashtu vuri në dukje se të moshuarit janë vaksinuar si përparësi sepse ata janë më të rrezikuar ndaj virusit. Sidoqoftë, vaksinimi nuk zvogëlon rrezikun e vdekjes nga shkaqe të tjera.

” Vdekjet nga shkaqe të tjera vazhdojnë pas vaksinimit, pa qenë shkak për këtë,” tha Jazarevic.

Zëdhënësi i OBSH-së tha se më shumë se 30 milion njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit deri më sot.

ME TE LEXUARAT