Ursula von der Leyen në krah të Joe Biden: Kemi pritur 4 vjet për këtë moment

Bota
Ursula von der Leyen në krah të Joe Biden: Kemi pritur 4 vjet për

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mirëpriti faktin që të tre kandidatët për udhëheqjen e Partisë Demokristiane (CDU) janë “deklaruar evropianë”.

Von der Layen, e cila i përket Partisë Demokristiane gjermane, në fjalimin e saj në hapjen e kongresit të CDU për zgjedhjen e pasardhësit të Angela Merkel vlerësoi kancelaren dhe qeverinë gjermane për kontributin e saj në muajt e fundit në presidencën e Këshillit të BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne mund të shohim me të vërtetë se çfarë ofron Gjermania. Jemi më të fortë kur jemi të bashkuar, “tha Presidentja e Komisionit.

Gjatë fjalës së saj, ajo nuk kurseu edhe lëvdatat për presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden.

“Javën tjetër, Joe Biden do të jetë Presidenti i ri i SHBA. Shumë prej nesh kanë pritur për katër vjet për këtë moment, “ tha ajo, duke shtuar se BE donte një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë mbrojtjen e klimës.

ME TE LEXUARAT