Ulen tensionet Turqi-Francë, Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen në Turqisht

Bota
Ulen tensionet Turqi-Francë, Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen

Erdogan dhe Macron kanë lënë pas tensionet deri në akuzat personale mes tyre duke rënë dakord për t’u ulur në dialog.

Presidenti i Turqisë hodhi vetë hapin e parë duke i dërguar një letër Macron-it për t’i uruar vitin e ri apo dhe për të shprehur ngushëllimet për sulmet terroriste në Francë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Macron nuk e ka injoruar letrën duke i kthyer përgjigje, madje e fillonte me ‘’I dashur Taip’’ në turqisht.

Të gjithën e ka zbuluar ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i cili thotë se letra e Macron ishte shumë pozitive dhe së shpejti mund të ketë një video-konferencë mes tyre.

Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë si dhe sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamë.

Nga ana tjetër Erdogan e fyeu publikisht Macronin duke thënë se ka nevojë për ‘trajtim mendor’. Franca mori menjëherë vendimin për të tërhequr ambasadorin francez nga Ankaraja.

ME TE LEXUARAT