Thasë me drogë për ti kaluar në Greqi, dy të arrestuar në kufi

Aktualitet
Thasë me drogë për ti kaluar në Greqi, dy të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa po përpiqeshin të trafikonin rreth 22 kilogram lëndë narkotike për në Greqi.

Sasia e kanabisit ishte e ndarë në pako që ishin vendosur në dy çanta.

Trafikantët u zbuluan nga policia në kufirin e gjelbër në zonën e Pustecit.

Njëri nga të arrestuarit rezultoi me precedentë penalë, pasi ishte dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Policia dyshon se në trafik janë përfshirë edhe persona të tjerë për të cilët po vijon hetimi.

ME TE LEXUARAT