Stresi kritikohet nga e ëma e tij: Nuk të ka hije, je i rritur tashmë! / Ja si i përgjigjet këngëtari

Showbiz
Stresi kritikohet nga e ëma e tij: Nuk të ka hije, je i rritur

Ditën e djeshme Stresi bëri një postim ku bënte me dije se do të publikonte shumë shpejt një këngë.

“Po foli i fundi” titullohet kënga më e fundit, të cilën ua kushton njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai në Instastory, nuk mungojnë as të sharat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.

Edhe pse gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.

Stresi e ka publikuar këtë mesazh në Instastory dhe shkruan: Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime! Por, do vijë dita juaj së shpejti!”

ME TE LEXUARAT