Spitalet në kaos/ Shumë njerëz mund të humbin jetën nga mungesa e oksigjenit dhe stafit mjekësor

Bota
Spitalet në kaos/ Shumë njerëz mund të humbin jetën nga

Brazili është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Për këtë arsye spitalet, e sidomos ato në Manaus po përballen me një mungesë oksigjeni për pacientët që trajtohen nga koronavirusi, si dhe me një mungesë të stafit mjekësor.

Manaus po përballet edhe me një rritje të shpejtë të personave të infektuar, si dhe të atyre që po humbin jetën.

Sipas mediave lokale, mjekët kanë paralajmëruar se shumë njerëz mund të humbin jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe të stafit mjekësor.

Brazili numëron më shumë se 205 mijë viktima, duke u bërë shteti i dytë më i goditur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ME TE LEXUARAT