Reduktimi i dozave të vaksinës, 6 shtete i kërkojnë BE të ushtrojë presion mbi Pfizer/BioNTech

Bota
Reduktimi i dozave të vaksinës, 6 shtete i kërkojnë BE

Gjashtë vende të BE nuk e pranojnë situatën e krijuar nga Pfizer me reduktimin e dërgesave të dozave të vaksinës ndaj COVID-19.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkojnë nga BE që të ushtrojë presion mbi kompaninë Pfizer që të vijohet normalisht me dërgesat ashtu siç ishte parashikuar dhe jo të ketë reduktim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një kritikë e hapur ka ardhur edhe nga Ministria gjermane e Shëndetësisë që shprehu keqardhje dhe habi për vendimin e Pfizer/BioNTech.

Nga ana tjetër Presidentja e KE, Von der Leyen ka deklaruar se shefi ekzekutiv i Pfizer/BioNTech e ka siguruar se sa i përket 3-mujorit të parë të gjitha dozat do të mbërrijnë.

Pfizer ka sqaruar se do të ketë një reduktim të dërgesave për BE nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit, për shkak se do të ketë riorganizim në mënyrë që kompania të prodhojë deri në 2 miliardë doza brenda këtij viti.

ME TE LEXUARAT