Rama publikon hartat: Si e shiti Berisha detin duke hequr vijën e drejtë bazë

Politikë

Kryeministri Rama, teksa ka folur për ccështjen e detit me Greqinë, për herë të parë ka publikuar mbrëmë hartat e viteve 2001, 2008 dhe 2012, ku përcaktohet vija e drejtë bazë, që do të thotë se çdo marrëveshje dhe çdo ndarje e ujërave territoriale dhe zonës ekonomike bëhet duke u nisur nga kjo vijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këto harta vija e drejtë bazë sipas ligjit 2001 përcakton kufirin e ujërave të brendshëm. Pra ajo vija e kuqe, të gjitha ujërat brenda profilit të thepisur i fut brenda dhe për të ndarë kufirin ku është uji territorial dhe ku shtrihet zona ekonomike, fillohet nga vija bazë e kjo ishte e 2001”, tha Rama në emisionin Open.

Duke u përqendruar në hartën e vitit 2008 kur edhe u bënë negociatat me Greqinë , Kryeministria Rama tha se Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar.

LEXO EDHE:

Rama nis rubrikën e re në Instagram: 100 ditë, 100 arritje (VIDEO)

“Ja çfarë bën Sali Berisha me propozim të Nishanit. Në vitin 2008 dhe Berisha, dhe Nishani, shikoni se çfarë i bëjnë Shqipërisë. Me ligj ia heqin vijën bazë dhe e fusin në profilin e vetë tokës. Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar. Del si vend si pa det fare. Dhe mbi këtë bazë në 2008 bëhet marrëveshja e famshme, ku përllogaritja e ujërave për të ndarë kufirin ujërat territoriale dhe zonën ekonomike niset jo nga vija bazë, por brenda atyre dhëmbëve, pra humbet territor”, sqaroi Rama.

Ndërkohë ai theksoi se në vitin 2019, PS me propozim të Gramoz Ruçit në parlament rifuti vijën bazë dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme, por dëmi ishte bërë.

ME TE LEXUARAT