Përmbytjet/ Rama: Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme me situatën në 2010

Politikë
Përmbytjet/ Rama: Shifrat dhe faktet janë të pakrahasueshme me

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se situata e përmbytjeve në vendin tonë me atë që kanë qenë në 2010 nuk kanë asnjë krahasim.

“Janë të pakrahasueshme shifrat, faktet, dhe e gjitha lidhet me punën e bërë, se çfarë vjen nga lart ne nuk e kemi në dorë. Kemi qenë të kujdesshëm për të parë motin.

Ministri i Brendshëm ka ndarë me mua situatën, edhe Ministria e Bujqësisë ka pjesën e vet në bilanc. Bashkë me ne do ishte mirë që të ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që nuk është e pranishme, për shkak të një angazhimi tjetër.

Këta tre ministra kanë qenë në përballje dhe kanë shumë për të thënë për rezultatin. Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku. Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë.

Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot. Sot kemi bërë shumë punë. Kaskada e Skavicës do vihet në funksion dhe do mbyllë frikën dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji.

Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama. ”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT