Pandemia rrit çmimin e cigareve, miellit dhe vajit për vitin 2021

Aktualitet
Pandemia rrit çmimin e cigareve, miellit dhe vajit për vitin 2021

Viti 2021 nuk ka nisur mirë përsa i përket ekonomisë. Kjo pasi ka nisur me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit në pikat e pakicës në vend.

Çmimet e paketave të cigareve u shtrenjtuan me 10 lekë si rrjedhoje e rritjes së akcizës nga 1 janari me 5 lekë. Çmimi mesatar për paketë shkoi në 260 lekë ose 4 për qind më shumë se më 2020.

Tregtarët e pakicës raportuan se çmimi i vajit vegjetal për gatim është rritur me 20 lekë për litër ose 12.5%. Një kilogram kushton aktualisht 180 nga 160 lekë që ishte më parë.

Çmimi i miellit u rrit me 6 % ose 300 lekë për kuintal.

Burimet nga tregu pohojnë se çmimet e vajit dhe miellit janë rritur si pasojë e shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet ndërkombëtare. Importuesit pohuan se pandemia solli një problematikë të shumëfishtë në sektorët e prodhimit kudo në Evropë.

ME TE LEXUARAT