"Lufta" e Abedin Oruçit me policinë në Kukës, avokatët: Efektivët erdhën civil, u mbrojtën instinktivisht

Aktualitet
"Lufta" e Abedin Oruçit me policinë në Kukës,

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 6 të arrestuarit e ngjarjes në Kukës, për kapjen e personit në kërkim Abedin Oruçi,ish kryetar I këshillit të qarkut Kukës.

Burime bëjnë me dije se me datën 12 janar 2021 në lokalin e Abedin Oruçit kanë hyrë persona civile me armë në dorë ku kjo ka qenë pikënisja e kësaj ngjarje e ku nga policia e Kukësit, janë arrestuar 6 persona për të cilët Gjykata e Kukësit, vendosi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shtetasit Zekria Shehu dhe Egland Ollomani, masën e sigurisë detyrim paraqitje. Për Behar Duraku dhe Gazmend Oruçi, masën e sigurisë arrest shtëpie. Për Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, masën e sigurisë arrest me burg.

Mbrojtja e të arrestuarave para Gjykatës së Kukësit, parashtroi faktin se ishin persona civil që kanë hyrë në lokal dhe sipas tij, impakti i parë që të krijohet në këto rrethana është vetëmbrojtja. Sipas mbrojtjes së të arrestuarave pre e veprimeve të tyre të mëtejshme kanë qenë të provokuar nga persona civil që nuk njiheshin nga ana e të arrestuarve. Ndërkohë ndaj dy personave që mbeten në burg Besmir Muçmata dhe Ermir Marku sipas avokates mbrojtëse Aurora Guska do të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

ME TE LEXUARAT