"Ke qenë shumë i shtrenjtë", Çiljeta Xhilaga në zi, humb njeriun e afërt të familjes

Showbiz
"Ke qenë shumë i shtrenjtë", Çiljeta Xhilaga

Skënder Xhilaga, ndër figurat e njohura të komunitetit shqiptar në SHBA, u nda nga jeta sot në moshën 84-vjeçare.

Çiljeta Xhilaga ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin. Me anë të një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja i ka dhënë lamtumirën njeriut të afërt. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi teksa shkruan:

“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA.

Ai ka është autor i disa prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City. Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

ME TE LEXUARAT