"Ja fusja lekët në qese", nipi i të ndjerës tregon si ua zhvati Tirja 8 mln lekë: Më vinte keq, e kisha teze

Aktualitet
"Ja fusja lekët në qese", nipi i të ndjerës tregon

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi se veç parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi.

Ky i fundit ka dëshmuar sot në “Stop”, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë. Veç shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.

Nipi i të ndjerës, Titi: Unë kam një dyqan fruta-perime edhe Tiren e kam njohur si kliente, që vinte blinte aty edhe me një fjalë ra muhabeti, që unë kisha çuar tezen në spital… i thashë unë: “O Tire më është shtruar tezja në spital.

Në qoftë se ke mundësi me më ndihmuar, me e pa, me i bo hyzmet. Ajo tha- po, e shoh unë! Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes.

Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat.

Gazetarja: Sa herë ka ndodhur kjo?

Nipi i të ndjerës, Titi: Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë.

Gazetarja: Sa para afërsisht i keni dorëzuar gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse për një muaj?

Nipi i të ndjerës, Titi: Po vetëm turni i parë, që m’i lente Ani lekët mua, se ishte në punë dhe lekët e Anit unë ia jepsha Tires, përditë nga 70-60-40 mijë lekë, plus që jepja unë për tezen time, se më vinte keq dhe jepja dhe unë, se mu ankonte, që më ka dhënë pak.

Gazetarja: Tirja pretendonte, që këto para i ndante me të tjerë, apo ishin për shërbimin e saj?

Nipi i të ndjerës, Titi: Jo, ajo thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë, se..

Gazetarja: Ju keni prova për këto, që po thoni?

Nipi i të ndjerës, Titi: Provat mund të jenë aty, ka dhe kamera aty, ajo vinte përditë, çdo ditë vinte aty.

Gazetarja: Jeni gati, që provat tuaja, por dhe dëshminë tuaj t’ia vini në dispozicion organeve të drejtësisë?

Nipi i të ndjerës, Titi: Po, gati jam!

ME TE LEXUARAT