Dybala nën “kthetrat” e PSG/ Shifra marramendëse që kanë ofruar për sulmuesin argjentinas

Sport
Dybala nën “kthetrat” e PSG/ Shifra marramendëse që

Raportet mes Juventus dhe Paulo Dybala janë krisur dhe duket se ata që mund të përfitojnë janë francezët e PSG.

Sipas mediave të huaja trajneri i skuadrës pariziene, Maurizio Pochettino e ka vendosur atë në krye të listës së dëshirave për mërkaton e ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë qëndrimi i Dybala tek Juventus është në pikëpyetje.

Sulmuesi dhe Juventus kanë dështuar në të gjitha tratativat për rinovimin e kontratës. Merita për këtë i shkon futbollistit që kërkon 15 milion euro në sezon. “Zonja e Vjetër” nuk shkon më shumë se 10 milion euro dhe për këtë arsye palët janë shumë larg marrëveshjes.

Ndryshe nga Juventus, Paris SG është gati të plotësojë kërkesat financiare të Dybala. Po ashtu, kampionët francezë ofrojnë edhe 70 milion euro për kartonin e tij. Një shifër e lartë, duke parë krizën që ka goditur klubet dhe merkaton e futbollit në kohë pandemie.

ME TE LEXUARAT