Bilanci i aksidenteve rrugore gjatë 2020-tës: 159 persona humbën jetën

Aktualitet
Bilanci i aksidenteve rrugore gjatë 2020-tës: 159 persona humbën

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një sfidë për autoritetet. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 6248 aksidente në të gjithë vendin.

Ndonëse viti që lamë pas ishte një vit i mbingarkuar për shkak të situatës së Covid-19, situata e aksidenteve nuk mbetet pas.

Pasojat tragjike të aksidenteve shoqërohen me viktima, ku 159 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e ndjekur nga Vlora me 803 dhe Durrësi me 567 aksidente.

Këtë shifra janë publikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në faqen zyrtare “Facebook” , ndërsa i bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Por kujtojmë se edhe në këtë fillim viti të 2021 janë shënuar raste të aksidenteve, fatkeqësisht edhe me pasojë vdekjen.

Fatal ishte aksidenti në rrugën e Kombit, i raportuar jo më larg se mbrëmja së enjtes 14,01,2021 , ku humbën jetën një çift bashkëshortësh, vajza dhe nipi i tyre. Ndërsa vajza tjetër 3-vjeçare e cila mundi të mbijetojë ndodhet në spital. Shkak i këtij aksidenti u raportua parakalimi i gabuar.

Njoftimi i plotë:

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

Aksidentet rrugore janë “VRASËSE” 6248 Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona.

Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona.

Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi pasur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.

Durrës: 576 aksidente.

Berat: 328 aksidente.

Elbasan: 458 aksidente.

Fier: 442 aksidente.

Gjirokastër: 167 aksidente.

Korçë: 359 aksidente.

Kukës: 50 aksidente.

Lezhë: 297 aksidente..

Shkodër: 85 aksidente.

Vlorë: 803 aksidente.

Dibër: 52 aksidente.

Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT