“Baca dha 1 mln euro”, Rama në krah të Pacollit në Thumanë: Lajm i mirë, sot nis ndërtimi i pallateve të reja

Aktualitet
“Baca dha 1 mln euro”, Rama në krah të Pacollit në

Është hapur sot kantieri për pallate e reja që do të ndërtohen në Thumanë, një nga zonat më të goditura në vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Për të inspektuar nga afër punën e deritanishme, ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka akorduar një donacion prej 1 milion euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi. “S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë.”, tha Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=wxwqkyJ-RGQ

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe Pacollit

Rama: Faza tjetër është tek ajo zona pak e pjerrët. Tek pjesa këtu do ndërtoni edhe ju (i drejtohet Pacollit).

Pacolli: Rrugët janë përgatitur dhe do të ndërtohet asfalti, kur të mbarojë projekti. Tek ndërtesat do impelemtojmë atë projekt që keni përgatitur. Është fjala për një kompleks, ku çdo ndërtesë ka 2700 metra katrorë. Janë rreth 80 apartamente, me 100 metra katrorë. do jetë banim social dhe kati i parë është parashikuar që të jetë për shërbime publike. Çdo gjë do të jetë në rregull.

Rama: Ku ndahemi këtu me bacën? Këtu është lagja e re. Lajm i i mirë për të gjithë banorët është që sot fillon nisja e punës për apartamentet. Fillon me fondacionit prej 1 mln euro nga bacë Paçolli. Ai ma ka thënë me gatishmëri të plotë se ajo pjesë që do të marrë, do e bëj. Ne do të ndërtojmë pjesën tjetër. Këtu është shkolla e kombinuar dhe me kopshtin. Në pjesën këtej (sqaron projektin) kemi dhe njësitë administrative. Këtu do të ndërtojmë me buxhetin e shtetit, njësinë administrative, ku do të jetë administrata e bashkisë, dhe qendra shëndetësore dhe një qendër komunitarë. Këtu do të bëhet një qytet i ri.

Pacolli: Pas asaj tragjedie, pas disa kohësh këtu do të jetë një qendër dhe një qytezë e bukur në Shqipëri. Popullata do të jetojë e lumtur.

Rama: Mbi atë pllajën është një liqen, dhe ajo është një pikë turistike. pasi këtu nuk janë banesa sociale, por apartamente si në Tiranë. Këtu mund të ndërtohen gjëra të bukura. Atë godinën e vjetër do ta ruajmë, për të kujtuar qytetin e vjetër, dhe do të vendosim një obelisk në nderim të viktimave të tërmetit.

Pacolli: Duhet thënë se është bërë një punë profesionale dhe logjike. Ne do të punojmë.

Rama: Ajo që zakonisht edhe kur s’ka alternativa të veçanta, pasi kur nis një punë nuk nis sa del ekskavatori në terren. Ajo që ka qenë problem s’ka qenë veç gjeologjia, por dhe aspekti i pronësisë, dhe dokumentacionet.

ME TE LEXUARAT