22 vjet nga masakra e Reçakut, Kurti dhe Osmani mbajnë bashkë homazhet

Kosovë&Rajon
22 vjet nga masakra e Reçakut, Kurti dhe Osmani mbajnë bashkë

Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.

Ata janë paraqitur së bashku në përkujtim të këtyre viktimave nga agresori serb.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë dhe u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

ME TE LEXUARAT