Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbardhet nga bora Librazhdi, policia rrugore apel drejtuesve të automjeteve

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Librazhdit. I gjithë aksi rrugor deri në Qafë-Thanë është zbardhur pas reshjeve të borës.

Policia rrugore i ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit.

Aktualisht tre borë pastruese kanë nisur punën për pastrimin e segmenteve rrugorë që shfaqin problematika.

Nga reshjet e dëborës janë përfshirë edhe zonat malore në Elbasan, njësia Labinot Mal zonat e Funarit si dhe disa zona në rrethin e Gramshit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet